Në nderim të veprimtarisë patriotike të figurës së shquar të Rilindjes Kombëtare dhe një prej arkitektëve kryesore të Pavarësisë së vendit, Luigj Gurakuqit u çel në Muzeun Historik të Shkodrës, ekspozita “Gjithmonë me Gurakuqin”. Në përbërje të saj janë dorëshkrime, vepra arti dhe artefakte që i përkasin fondit të muzeut.

Roli dhe dimensioni i Gurakuqit është përjetësuar në historinë e Shqipërisë jo vetëm si patriot por edhe si politikan, shkrimtar dhe publicist. Ekspozita “Gjithmonë me Gurakuqin” vjen në kuadër të 100-vjetorit të vrasjes së patriotit shkodran. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në datën 3 mars në Muzeun Historik të Shkodrës.