“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme të Muzeut Historik të Shkodrës.
Atdhedashuria, kultura politike, fuqia e gruas, korrupsioni, arsimimi, edukimi dhe drejtësia janë disa nga çështjet që trajtohen nga autorja e librit, Jesmina Lici.
Libri synon të nxisë reflektimin sipas autores. Jesmina Lici jep kontributin e saj në fushën e arsimit dhe politikës. “Algoritmet e demokracisë” është libri i parë për të.
