Galeria “Oda” në Shkodër hapi dyert për ekspozitën e parë të vitit. “Klithma në heshtje” është një ndërthurje e pikturës me skulpturën e dy artistëve, Kaltrina Hoti dhe Fatlon Ibishi. Ekspozita paraqet një eksplorim mbi shqetësimet emocionale që e ftojnë audiencën në një reflektim.

Për Kaltrinën me origjinë nga Plava e Malit të Zi, është hera e parë që prezanton punimet artistike në Shkodër përmes një ekspozite. Piktura buron si një thirrje e brendshme për artisten.

Ndërsa për Fatlonin nga Maqedonia e Veriut, kjo është ekspozita e dytë në Shkodër. Skulpturën e shikon si një dëshmi të emocioneve më të thella.

Ekspozita “Klithma në heshtje” tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të shumtë në mjediset e galerisë.