Kjo e diel ka nisur me meshën e lutjes për Papa Françeskun në të gjitha kishat e vendit për shkak të problemeve të rënda shëndetësore që po kalon ai ditët e fundit. Në këtë ditë besimtarët katolikë të Shkodrës kanë një lutje më shumë.
Meshën e kësaj të diele në Katedralen “Shën Shtjefni” e mbajti Dom Vlash Palaj. Ajo nisi me mesazhin e lutjes për Papa Françeskun.
Një natë më herët ishte KISH përmes Presidentit të saj, Imzot Gjergj Meta në deklaratën për shtyp që ftoi besimtarët të jenë pjesë e meshës me njet të veçantë.
