Gjallëria e Karnavaleve ka thyer monotoninë e ditëve të shkurtit në Shkodër prej disa ditësh me atmosferën festive. Aktivitetet e pjesës së parë të saj u përkasin fëmijëve dhe të rinjve të kopshteve dhe shkollave të qytetit.

Vendas e të huaj i gjen bashkë çdo ditë në pedonale.

“Çfarë atmosfere e bukur këtu në Shkodër për Karnavale. Po argëtohem”, shprehet një vizitor nga Gjermania.

Festa e vërtetë përjetohet në mbrëmje. Orkestra shëtitëse shoqëruar nga ballot e çifteve me maska veneciane sjellin tingujt e këngëve shkodrane në rrugët e qytetit.

Edicioni i 164-të i Karnavaleve të Shkodrës ul siparin të dielën e 23 shkurtit.