Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë prej vitit 1861. Fëmijët dhe të rinjtë janë pjesë e programit festiv me shfaqjet artistike duke përfaqësuar shkollat e qytetit e duke dhuruar atmosferë për të pranishmit në shesh.
Në një nga hapësirat e pedonales, nuk mungon as panairi i produkteve artizanale. Maskat janë elementi kryesor i festës së Karnavaleve. Ato janë të pranishme kudo në mjediset festive të Shkodrës.
