Festivali i Shahut “Çesk Jubani” në ditën e dytë u përqendrua tek të rriturit. Veç zbulimit të talenteve, ky kampionat i shërben edhe ruajtjes së traditës dhe vazhdimësisë së këtij sporti në kryeqendrën e veriut.
Interesi i të rinjve ka ardhur në rritje vitet e fundit. Sporti i shahut dhe pasioni për të duket se përfshin çdo grupmoshë. Ky është edicioni i 7 i organizimit të festivalit të shahut “Çesk Jubani” në Shkodër.
