Shën Valentini, festa e dashurisë erdhi me një aktivitet të veçantë në Bibliotekën “Marin Barleti”. Nxënësit e Gjimnazit “Oso Kuka” u bënë pjesë e një ore letrare të titulluar “Letrat dhe dashuria”. Kjo e fundit në dimensionin e saj më të gjerë frymëzoi të rinjtë për të krijuar ese dhe poezi.
Dashuria mund të shprehet në çdo formë dhe forca e kuptimi qëndrojnë në sakrificën që mbartet brenda saj. Aktiviteti “Letrat dhe dashuria” u konceptua si një ndërthurje e interpretimeve të krijimeve artistike dhe tingujve të pianos që i shoqëroi ato.
