Karnavalet e Shkodrës nuk kanë kuptim pa maskat veneciane që janë pjesë e traditës së hershme të festimeve. Në kryeqendrën e veriut ndodhet punishtja e njohur për prodhimin artizanal të tyre.

Gjatë vitit 2024, punishtja ishte ndër pikat më të vizituarat të qytetit. Nga kombësitë e huaja dominuan vizitorët nga Izraeli, Hollanda, Spanja dhe Gjermania. Në këtë punishte, vizitorët gjithashtu njihen nga afër me proceset e përgatitjes së maskave. 

Çdo vit prodhohen deri në 30 mijë maska të cilat eksportohen në vende të ndryshme, përfshirë edhe në karnavalet e famshme të Venecias. Vizita këtu mbetet një përvojë unike për të parë nga afër fazat e krijimit të këtyre veprave artistike dhe për të mësuar më shumë rreth historisë së tyre.