Rreth 30 mijë qytetarë që dalin rishtazi në pension në shkallë kombëtare llogariten të jenë përfitues nga miratimi së fundmi në parlament i ligjit për njohjen automatike të viteve të punës gjatë diktaturës.

Eleminimi i proceseve gjyqësore dhe burokracive të panevojshme përbën ndikimin pozitiv të kësaj vendimmarrje. Mangësitë në arkiva dhe dokumentacion ishin kthyer në një problematikë të vazhdueshme.

Për të përfituar një pension të plotë, kërkohen 35 vite kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore. Periudha minimale për të përfituar një pension është 15 vite kontribute.