Shkodranët e njohin si “Piaca”, përndryshe “Pedonalja”. Shtëpitë e vjetra me mure të larta prej guri e porta të mëdha prej druri e bëjnë tërheqëse për sytë e vizitorëve. Rruga ka emërtimin “Kolë Idromeno”. Gjurmët dhe ndikimi i arkitektit të shquar gjenden kudo në kryeqendrën e veriut.
Në rrugët e Shkodrës mungon një vepër monumentale e figurës së Idromenos ndonëse artistët e skulpturës kanë krijuar jo pak punime të lidhura me të.
Idromeno e shndërroi Shkodrën në një qendër të rëndësishme të artit dhe arkitekturës përmes projektimit të shtëpive dhe godina publike që pasqyronin një harmoni mes traditës shqiptare dhe stilit perëndimor.
