Dy plazhet më të mëdha të veriut, Velipoja dhe Shëngjini, nga 1 orë e 20 minuta larg njëra-tjetrës, distanca mes tyre do të reduktohet në vetëm 20 minuta me aksin e ri që po shkon drejt përfundimit.
Rruga e re prej 15 km, një financim i qeverisë shqiptare, do të hapet këtë sezon veror. Aksi konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin e turizmit në Bashkinë Shkodër.
Banorët e fshatrave ku kalon kjo rrugë shprehen për mikrofonin e RTSH se investimi do të ketë ndikim edhe në ekonominë e tyre lokale.
Rruga e re panoramike Velipojë-Shëngjin veçse peizazheve mbresëlënëse të Adriatikut, pritet të sjellë një rritje të numrit të vizitorëve duke nisur nga kjo verë si dhe investimeve në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
