“Shprehi të mira” nga artisti Xhevdet Spahija ishte ekspozita më e re që u çel në Galerinë e Arteve Shkodër. Abstraktja dominon 31 punimet e piktorit nga Gjakova. Vetë mjeshtri i penelit dëshiron t’i lërë qasje të lirë secilit që ndesh në pikturat e tij. Kjo përbën arsyen kryesore përse Spahija nuk dëshiron të definojë një mesazh të caktuar për punimet e tij.

Veçse një qytet i artit, Shkodra është po ashtu edhe një qytet i dashur për piktorin nga Kosova pasi është një rikthim për të. “Shprehi të mira” është ekspozita e 40-të e mjeshtrit të artit pamor, Xhevdet Spahija.