Artisti i artit bashkëkohor, Oltsen Gripshi, ishte i pari me të cilin Biblioteka “Marin Barleti” çeli serinë e bisedave me shkrimtarë dhe autorë për vitin 2025. Takimi i zhvilluar në Sallën “Koliqi” e pati fokusin e vet tek libri “Edi Rama, neuroestetika e një artisti”.

Si historian dhe kritik arti, Gripshi përmes monografisë shkencore kërkon të sjellë tek lexuesi aspektin artistik të kryeministrit Rama.

Oltsen Gripshi jep kontributin e tij akademik edhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” që e konsideron një pasuri të madhe kombëtare. Veprimtaria artistike e Gripshit është e gjerë duke u njohur për trajtimin e temave të ndryshme në fushën e artit dhe kulturës.