Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në bashkëpunim me Muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” organizuan këtë të enjte ekspozitën “Letra nga Ferri”. Ekspozita sjell para publikut një nga periudhat më të errëta të historisë shqiptare, dhunën dhe terrorin e burgjeve politike gjatë regjimit komunist.
Ekspozita paraqet një dimension të thellë njerëzor të përvojës së të burgosurve politikë përmes letrave dhe dokumenteve autentike që përfaqësojnë rezistencën e tyre shpirtërore dhe intelektuale përballë një regjimi shtypës.
Ekspozita krijon për vizitorët përjetimin e emocioneve, vuajtjet dhe shpresat e atyre që përjetuan ferrin e burgjeve komuniste. Në qendër të saj janë fjalët e të burgosurve si dëshmi të shkruara të një qëndrese që tejkaloi torturat dhe dhimbjen.
