Mbi 1 milion turistë vizituan bukuritë e peizazheve mbresëlënëse të Qarkut të Shkodrës. Rritja e numrit të vizitorëve të natyrës megjithëse është pozitive, sjell edhe sfida shtesë si menaxhimi i mbetjeve por edhe të tjera. Prerjet abuzive të pyjeve vijojnë të mbeten një shqetësim për ADZM Shkodër por edhe ndërtimet pa leje.

Përballimi i i këtyre problematikave për drejtorin Dardha qëndron tek bashkëpunimi me banorët lokalë dhe institucionet ligjzbatuese. 

Mbrojtja dhe menaxhimi sa më efikas i zonave të mbrojtura mbetet synimi kryesor i ADZM Shkodër edhe për vitin 2025. Për adresimin e këtyre sfidave, ky institucion ka planifikuar një sërë aktivitetesh promovuese dhe sensibilizuese.