Ka nisur faza e dytë e konkursit “Bilbilat” në QKF “Kujtim Alija”. Përgjegjësi i Artit, Ermir Zoga shprehet se kjo fazë shërben për zbulimin e talenteve të reja. “Bilbilat” është një konkurs i rëndësishëm që i paraprin Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.

Ky vit shënon 30-vjetorin e zhvillimit të tij. Surprizat nuk do të mungojnë as kësaj here dhe këtë e pohon vetë drejtuesja Orjeta Kelaj. Ky konkurs do të zhvillohet në disa faza, ku në fazën finale do të zgjidhen bilbilat fitues.