Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Malin e Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e vitit 2023 duket i qëndrueshëm: më 2011 ishin 4.91%, apo 30.439, ndërsa tani janë 30.978 shtetas shqiptarë. Një ndikim pozitiv ka patur frenimi i fenomenit të emigrimit teksa vitet e fundit vërehet një rënie e tij.

“Pozita e shqiptarëve në Malin e Zi ka ndryshuar për mirë duke u përmirësuar ndjeshëm edhe në nivele drejtuese”, thekson Camaj.

Popullsia shqiptare në Malin e Zi është e përqendruar kryesisht në komunat e Ulqinit, Tivarit dhe Plavës. Komuniteti shqiptar është pjesë e rëndësishme e diversitetit etnik dhe kulturor që karakterizon fqinjin verior të vendit tonë.