Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit të popullit Vasil Shanto dhe dëshmorëve Reshit Rusi dhe Rifat Manjani. Në memorialin e tij, në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave nga familjarë të dëshmorëve dhe veteranëve të LANÇ.

Zëvendëskryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj foli para të pranishmëve mbi këtë ngjarje të historisë.

“Një ditë si kjo shërben për të kuptuar rëndësinë e të kaluarës historike të kombit tonë në përpjekjet për liri”, u shpreh Kryetari i Veteranëve, Zamir Llazani.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vasil Shanto pati rol në organizimin e rezistencës kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë. Më 1943, gjatë një përleshje u vra nga forcat fashiste. Pas vdekjes, Vasil Shanto u shpall Hero i Popullit dhe emri i tij u përdor për të emërtuar rrugë, shkolla dhe institucione në vendin tonë.

Pas përfundimit të ceremonisë së nderimit u përvijua me një aktivitet artistik për të pranishmit.