Ka vetëm pak ditë që ka dalë në qarkullim për lexuesit botimi më i fundit i kolanës “Mjeda”, “Vepra 1, Poezia”. Ashtu si vetë titulli, libri përmban poezi prej veprave më të njohura të Mjedës si dhe përmbledhje studimesh mbi poemat e tij.

Pas një pune dy vjeçare, ishte Valbona, bija e mjedologut, Mentor Quku që çoi më tej projektin për Mjedën. Libri ishte për autoren si një peshë prej së cilës duhej të lehtësohej. Botimi më i fundit i kolanës Mjeda do të promovohet së shpejti në Shkodër dhe Tiranë.