Viti 2024 për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” shënoi periudhën më të suksesshme që nga hapja e tij. Programet e këtij muzeu u ndoqën nga rreth 23 mijë vizitorë. Krahasuar me vitin 2023, “Marubi” shënoi një rritje prej rreth 17% vizitorësh më tepër, ku vendasit dominuan.

Një fokus të veçantë, Muzeu “Marubi” pati për ekspozitat e zhvilluara falë bashkëpunimeve të vazhdueshme. Viti 2025 për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” pritet të jetë një vit i ngjeshur me programe e nisma të reja për fotografinë.