Shkodrës që nga e hëna i është shtuar një korsi e re biçikletash nga parruca në drejtim të lagjes së Rusit. Për të parë nga afër punimet në ndërtimin e kësaj korsie, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar vetë punimet. Ai është njohur me ecurinë e punimeve dhe projektin që përfshin rritjen e sigurisë së përdorimit të rrugës nga banorët e qytetit, ku në jo pak raste ka patur edhe aksidente.
Gjatë këtij inspektimi, ai është përgëzuar nga përdoruesit e biçikletave, të cilët kanë edhe një apel për Policinë, për largimin e motorëve nga këto korsi që kthehen në rrezik për ta.
Kryetari i Bashkisë Shkodër u shpreh se kjo ndërhyrje vjen si pjesë e projektit të krijimit të unazës së korsive të biçikletave që e kthen Shkodrën në një qytet unik për këtë shërbim ndaj banorëve, ndërsa u shpreh se puna për korsitë është e integruar edhe me planin për krjimin e parkimeve të mëdha për automjetet.
Korsia e re e biçikletave nga Parruca në lagjen Rus ka një gjatësi prej 1.3 km dhe përshkon qendrën e qytetit deri në fundin e kësaj lagje. Kjo ndërhyrje është bazuar në planin e mobilitetit të hartuar nga ekspertë të huaj në bashkëpunim me specialistë të Bashkisë Shkodër që ka në themel rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe shmangien e trafikut.
