Fillesat e muzikës në Shkodër lidhen ngushtë me historinë e saj të pasur dhe rolin që ka luajtur ky qytet si një qendër artistike dhe kulturore. Bandat muzikore të shek. XIX, kompozitorët e parë, rapsodët dhe këngëtarët popullorë i kanë rrënjosur këtij qyteti epitetin e artit dhe kulturës. Artistët shkodranë janë të mendimit se krijimi i një muzeu arti veçanarisht atij të muzikës do të lartësonte më tepër kontributin e tyre dhe vlerat që bartin.

Shkodra e meriton të ketë jo një por disa muze arti, shprehet ish drejtuesja e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka. Muzikologu Qamil Gjyrezi e çon edhe më tej idenë e tij që ka të bëjë me krijimin e një turi kulturor në banesat e muzikantëve të hershëm shkodranë.

Krijimi i një muzeu arti në Shkodër do të ishte një mundësi e mirë edhe për vizitorët që do të njiheshin me një pjesë të historisë së këtij qyteti në muzikën shqiptare.