Viti 2024 për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” shënoi vitin më të suksesshëm që nga hapja e tij. Programet dhe ekspozitat e këtij muzeu u ndoqën nga 22534 vizitorë.

Krahasuar me vitin 2023, “Marubi” shënoi një rritje prej 17.3% vizitorësh më tepër, ku shqiptarët janë vizitorët më të shumtë me 33%, më pas francezët me 11.2%, italianët me 9.5%, gjermanët me 8.7% dhe anglezët me 5.4%.

Viti 2025 për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” pritet të jetë një vit i ngjeshur me programe e nisma të reja për fotografinë.