Disa nga pjesët më të bukura instrumentale të gjeniut të muzikës Mozart erdhën në aktivitetin e zhvilluar në Bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës. Takimi i organizuar nga muzikologu Qamil Gjyrezi ishte në kuadër të 269-vjetorit të lindjes. Në fokus ishte jeta e muzikantit austriak dhe veprat muzikore. 

Muzikologu Gjyrezi thotë se promovimi i muzikës klasike është ajo çfarë synohet përmes këtij aktiviteti. Mozart zë një hapësirë të madhe studimi edhe në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” ku formohen artistët e rinj të Shkodrës.