Një studim i realizuar së fundmi tregoi se ne kemi nevojë për një pushim mesatarisht 6 herë në vit (ose çdo 62 ditë), me qëllim që të shmangim nivelet e dëmshme të stresit.
Studimi tregoi se:
- Një në katër prej nesh pranon se ndihet i stresuar, nëse pret më shumë se dy muaj para se të bëjë pushim
- Një në pesë prej nesh ka nevojë për pushim brenda muajit, pas udhëtimit të fundit
- 15% prej nesh pranojnë se u duhen të paktën 5 ditë për t’u ndier plotësisht të relaksuar gjatë pushimit
- 30% prej nesh marrin vetëm dy javë pushime gjatë gjithë vitit, të kombinuara me fundjava të rregullta të gjata
- Shumë prej nesh duhet të marrin pushime të rregullta, në mënyrë që të ndihen të relaksuar dhe të rikarikuar
Ekspertët thonë që ne kemi nevojë për 6 javë pushime në vit për të parandaluar rraskapitjen nervore. Ata që presin më shumë se dy muaj për të bërë pushime, kanë më shumë gjasa të bëhen nervozë, agresivë dhe të sëmurë. Ju keni më shumë gjasa të keni probleme me gjumin dhe të keni dhimbje. Puna e tepruar ushtron presion mbi sistemin tuaj imunitar, duke ju bërë më të cënueshëm ndaj sëmundjeve. Pra, shkoni dhe prenotojini ato pushime!
