Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi, Imzot Angelo Massafra-n, në zyrën e tij. Gjatë këtij takimi ku prezent ishte edhe Arqipeshkvi i ri i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, kryebashkiaku Beci ka vlerësuar kontributin e Imzot Massafra-s në vite, ku me mençurinë e tij dhe mesazhet e harmonisë dhe tolerancës fetare do t’i përkasë përherë Shkodrës.
Gjatë bisedës, kryebashkiaku Benet Beci, informoi krerët e kishës katolike në Shkodër edhe për hapat e fundit që po ndërmerren për nisjen e investimit në hyrje të Shkodrës, harmonizimin e këtij investimi edhe me objektet e kultit dhe kalanë “Rozafa”, ndërhyrje që synohet rikthimi i Shkodrës në rrënjët e vjetra e të saj.
Imzot Angelo Massafra i la vendin Imzot Giovanni Peragine-s në krye të kishës katolike të Shkodrës ndërkohë që shembulli që lë për të gjithë është kontributi dhe mesazhet e harmonisë mes komuniteteve fetare si një vlerë e shtuar e këtij qyteti ndërmjet besimeve fetare dhe bashkëjetesës së besimtarëve me njëri – tjetrin.
