“Marshimi i Përvitshëm”, organizuar nga Klubi “Taraboshi” përmbylli me sukses edicionin e XV. Destinacioni i këtij viti ishte mali i Veleçikut me lartësinë 1724 m. Një ditë më herët, fushata e solidaritetit për njerëzit në nevojë ekonomike dhe më pas festa deri në orët e vona në Bar Restorant “Osmanaga” i parapriu ngjitjes.

Atmosfera festive u shoqërua me vlerësimin me çertifikata të disa figurave me kontribut në aktivitetet socio-natyrore.

Mbi 110 pjesëmarrës nga Shkodra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ishin pjesë e këtij edicioni në evenimentin “Marshimi i Përvitshëm”.

Organizatori Kastriot Faci falenderoi të gjithë dashamirësit e natyrës që e bënë të veçantë këtë aktivitet.

Faleminderit te gjitheve perzemersisht per pjesemarrjen ne ngjitjen e majes se Veleçikut 1724m.
Sot me dt 19 Janar 2025 edicioni i 15-te, me miq te natyres e malit nga:
Shba Kumanova
Shba Sharri -Prizren
Shba e Bukurite e Sharrit
Shba Kacaniak
Shba Shkupi
Shba Prishtina
Shba Tetova.