Teatri “Migjeni” çeli dyert për herë të parë sa i përket vitit 2025. Këtë e realizoi këngëtarja Ana Bushgjokaj. “Himne hiri” ishte albumi që prezantoi për publikun shkodran. Ashtu si vetë titulli, artistja solli dimensionin shpirtëror dhe atë hyjnor përmes 14 këngëve përbërëse: 11 himne të përpunuara dhe tre krijime të reja.
I veçantë ishte momenti kur në skenë u ngjit edhe i ati i artistes, Arben Bushgjokaj. Ai solli një monolog gjatë mbrëmjes muzikore. Këngët u shoqëruan nga banda muzikore e artistes, udhëhequr nga maestro Ilir Zoga. Ai vlerëson interpretimin e këngëtares në skenë.
Pas shpalljes fituese në edicionin e fundit të festivalit “Luleborë”, koncerti i albumit të parë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e këngëtares. Një prej këngëve të albumit që artistja këndoi ishte edhe balada fituese “Nuk lulëzon pa Zot”.
Më herët artistja Bushgjokaj shkroi kështu rreth ndjesive të albumit të parë muzikor:
HIMNE HIRI IS OUT EVERYWHEREEEEE
Ne momentin qe te dali ky post une jam me shume mundesi akoma ne skene. Himne Hiri eshte i juaji pergjithmone.
Jam shume e emocionuar se si do te pritet kjo dhe jam shume krenare per punen qe kam bere.
Ne kete projekt paraqiten edhe si orkestruese/ producente qe ishte dicka shum e frikshme ne fillim. Me ndihmen e Maestro Ilir Zoga qe me ka ndihmuar me realizimin e kengeve, mundem te paraqesim per ju keto krijime qe i kam per zemer.
Faleminderit vllaut Mateos qe edhe pse ne momente jo te pershtatshme, ka luajtur gjitha kitarat ne albumin tim, bashke me mikun tone te dashur Sidi Kanani.
Kam shume emocione dhe shpresoj ti kem transmetuar tek ju.
Duke klikuar foton e artistes, ju mund të dëgjoni të gjitha këngët e albumit muzikor “Himne hiri” në kanalin “You Tube” të këngëtares Ana Bushgjokaj.

