Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Europë ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe traditat e vendit amë. Shkolla e parë shqipe “28 Nëntori” në Manchester të Anglisë është iniciativë e vajzës nga Berati, emigrante prej 9 vitesh në Britaninë e Madhe, Erisa Isufaj.

Lajm shumë të mirë për komunitetin shqiptar e konsideron edhe ish mësuesi i Shkollës Artistike “Prenkë Jakova”, Prekë Mrishaj. Rapsodi i njohur thotë se ka dëshirë ta vizitojë nga afër.

Aktualisht shkolla e porsahapur shqipe në Manchester numëron 20 nxënësit e parë. Ky institucion pritet t’i shërbejë 11 mijë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këtë qytet.