Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare ku Ahengu Shkodran është një prej tyre. I vlerësuar si një nga 7 kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore, ai duhet zhvilluar përmes studimeve të thelluara të tij. Ky është edhe mendimi i muzikologut shkodran Qamil Gjyrezi.

Zhvillimi i aktiviteteve teoriko-muzikore do të përcillte bazën e nevojshme të njohurive mbi ahengun edhe tek brezat e rinj, shprehet Gjyrezi.

Muzikologu Gjyrezi propozon disa pika që kanë si synim zhvillimin e mëtejshëm të artit në Shkodër. Krijimi i një muzeu të lidhur me zhvillimin e muzikës, organizimi i workshopeve të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit dhe ndërtimi i politikave të qarta për të ardhmen janë disa prej tyre.