Të apasionuarit pas natyrës e kanë kthyer në traditë që çdo fillimvit të ngjisin majat e lartësive për të soditur bukuritë e peizazheve mbresëlënëse që ofrojnë ato. “Marshimi i Përvitshëm” i organizuar nga Klubi “Taraboshi” do të shënojë sivjet edicionin e 15-të. Destinacioni i ngjitjes do të jetë maja e Veleçikut në Malësinë e Madhe.

“Aktiviteti i ngjitjes në mal do të paraprihet nga organizimi i fushatës së solidaritetit për grumbullimin e ushqimeve në bashkëpunim me “Foodbank Albania” dhe organizatën “Shpresë për Botën”, shprehet organizatori Faci.

Fushata e solidaritetit dhe festa do të organizohen më 18 janar ndërsa ecja në Majën e Veleçikut, të dielën e 19 janarit. Mbi 110 pjesëmarrës pritet t’i bashkohen këtij viti “Marshimit të Përvitshëm”.

Detajet e aktivitetit “Marshimi i Përvitshëm”

Ftese e hapur!
Miq me rastin e 15 vjetorit të organizimit të ‘’Marshimit të Përvitshëm’’ Klubi Taraboshi Shkodër ka kënaqësinë që t’ju ftojë të na bashkoheni në festën dhe aktivitetin e ecjes nga Razma në Majën e Veleçikut.

Agjenda:
Ju ftojmë që të dhuroni.
Me datë 18 Janar 2025, ditën e Shtunë nga ora 19:15-20:15 në Shkodër në Bar Restorant ‘’Osmanaga’’ organizojmë fushatë solidariteti për grumbullimin e ushqimeve. Këtë e bëjmë në bashkëpunim me Foodbank Albania dhe organizatën Shpresë për Botën, grumbullomi i ushqimeve i dedikohet familjeve në nevojë për të përballuar stinën e ftohtë të dimrit. Secili prej pjesemarrësve është i lutur të marre nga rafti i shtëpisë së vet dhe të dhuroje nga një cantë, kuti, qese me ushqime të ndryshme. Preferohet vaj, miell, oriz, makarona, sheqer, konserva, biskota apo dicka që ju keni mundësi…jo para. Në këmbim do të merrni një kupon, i cili do të shërbejë për të marrë pjesë në lojrat e organizuara gjatë festës.

Mbremja festive
Me datë 18 Janar 2025, ditën e Shtunë nga ora 20:30-24:00 ju flojmë të kaloni një darkë të këndshme festive me #taraboshishkoder në Shkodër në Bar Restorant ‘’Osmanaga’’. Do të këndojnë e dëfrejmë me muzikë LIVE në shoqërinë e këngëtares Shkodrane Orjeta Kelaj e shoqëruar me maestron Ilir Zoga ! Gjatë darkës do të organizojme lojra me pjesëmarrjen e të ftuarve.

Ecja në Majën e Veleçikut
Të nesërmen me datë 19 Janar 2025 do të organizojmë ecjen e përvitshme në Majën e Veleçikut, kjo me panaramën ndër më të bukurat me pamje nga Liqeni i Shkodrës e deri në Alpet Shpiptare.
Nisja e ecjes fillon në oren 07:00 nga Razma. Distanca nga Shkodra-Razëm është 40 km, transporti shkon rreth 50 minuta me makina personale.

Ju kontaktoni ne inbox për rezervimin sa më parë. Mbyllja e rezervimeve është dita e mërkure me datë 15 Janar 2025 ne orën 17.00. Çmimi për pjesëmarrjen në darkën festive është 14 euro për person për ata jashtë Shkodrës dhe Shqipërisë. Për anëtarët dhe mysafirët e tjerë çmimi 1500 lek për person.
Ps. Organizatori ka të drejtë të ndyshojë destinacionin në varësi të situatave që krijojnë pasiguri për pjesëmarrësit. Pjesëmarrja dhe përgjegjësia në këtë ngjarje është personale.
Jeni të mirëpritur!

taraboshishkoder #FoodBankShkoder #hopefortheworld #malesiemadhe

adressa: https://maps.app.goo.gl/YVSo8rqfJ2sYQBbw7?g_st=com.google.maps.preview.copy.

Grupi organizator Linda, Ariani, Aureli,Kozeta, Alketi dhe Kastrioti.