Manjola Lloja, një prej figurave publike të Shkodrës, i është bashkuar fushatës së grave e vajzave të profesioneve të ndryshme që fotografohen me stoli të punuara në mënyrë artizanale.

Postimi në Facebook

Margjelo- Filigran Albania po bën një fushatë simpatike. Gra e vajza të profesioneve e pasioneve të ndryshme, fotografohen nga Iden Temali teksa kanë vënë stoli të punuara në mënyrë artizanale me teknikën tradicionalisht të përdorur në Shkodër, filigranin. E gjitha kjo, meriton vëmendje e vlerësim.
Kur Aurora më ftoi, unë s’kam mendu hiç me iu përgjigjë menjëherë pozitivisht.
Sa e kam unë përzemër artin e artizanatin, Shkodrën e promovimin e ideve, nisma e individëve me vlerë, më duket se e tregoj përditë.

15 minutat e setit fotografik ishin shumë të këndshme e të thjeshta për mua e ky është momenti me tregu një tjetër të vërtetë: sa e du kameran, aq në siklet më vë aparati fotografik…kurrë s’ndihem mirë..kam përshtypjen ngaqë nuk di me pozu🙈

Mirëpo këto fotot mua më pëlqejnë!
A e dini pse?
Janë shumë të vërteta!
Atë ditën e setit fotografik, kam pasë shumë gjëra në kokë, disa që më mërzitën, disa që më bënë me nerva..mirëpo isha duke besu fort te mendimet e mia.
Me moshën që kalon, jam mësu mos me qa fort, por me e ngushtu gjithmonë e më shumë rrethin e njerëzve, veprimeve, situatave që më shqetësojnë. Nganjëherë duke u përballë, shpesh duke i shmangë.

E pra këto foto me vathët e unazën Oniks të punuar nga duarartat e Margjelo-s, shkrepë me aparatin e Iden Temali Photography , rastësisht janë bërë në një ditë ( nga të shumtat e jetës sime) kur them se s’ka rëndësi ça mendojnë njerëzit, kapërdij fyerjet e i them vetes: Je në rregull Manjolë, vazhdo!

E tesh po shoh që në ditë si këto, u dukërkam mirë! Është krenaria e një gruaje që beson te vetja, e që përditë tenton me u ngritë,e pavarësisht shkopave nën këmbë a fjalëve pas krahëve, këtë fytyrë ka!

Faleminderit shumë vajza!❤️