Data 13 janar ka shënuar 112-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Kjo ngjarje është shoqëruar me organizimin e një aktiviteti festiv edhe në DVP Shkodër. Drejtuesi i Parë i saj, Fatmir Lleshaj përcolli mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të institucioneve vendore të qytetit.
Rol të pazëvendësushëm në suksesin e misioneve të Policisë së Shtetit janë familjarët e çdonjërit prej efektivëve si forcë e madhe mbështetëse. Në ceremoni u nderuan me Çertifikata edhe disa prej figurave me kontribut si: Abdi Murataj, Kristi Koçeku, Albert Pjetri dhe Irma Çeliku.
