Viti 2024 regjistroi mbi 1 milion vizitorë në zonat e mbrojtura të Shkodrës. Thethi si pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve dhe lumi i Shalës ishin dy nga destinacionet më të populluara. Bashkëpunimi mes operatorëve turistikë dhe mikpritësve të bujtinave vendase ka rezultuar efikas përsa i përket rritjes së numrit të vizitorëve por gjithashtu ka diktuar edhe sfida të reja.
Një përmirësim i ndjeshëm është vënë re në vitin që lamë pas sa i përket mjedisit dhe mbajtjes pastër të tij. Shkodra me sipërfaqen e madhe të zonave të mbrojtura përbën një nga potencialet më të rëndësishme të të gjithë vendit sa i përket turizmit të natyrës, kulturës dhe historisë.
