Ana Bushgjokaj është një nga zërat e ëmbël të Shkodrës. Në edicionin e fundit të festivalit “Luleborë”, ajo u shpall fituese me baladën “Nuk lulëzon pa Zot”. Prej kohësh, ajo po për përgatitet për koncertin recital “Himne hiri” që do të mbahet në datën 18 janar në Teatrin “Migjeni”. Në të, artistja do të promovojë albumin e saj të parë.

Synimi i këngëtares shkodrane është i qartë edhe për vitin 2025. Koncerti “Himne hiri” i artistes Ana Bushgjokaj do të jetë njëkohësisht i pari i këtij viti në Teatrin “Migjeni”. Këngëtarja do ta promovojë albumin e saj edhe në kryeqytet në datën 24 janar në Universitetin e Arteve.
