“Mjeshtri i Madh” Sandër Ruçi, prej një jetë në skenë, këtë të shtunë erdhi para miqve e dashamirësve të tij si autor i librit “Shtegtim nëpër parajsën e ferrit artistik”. Libri përmbledh momentet kryesore të karrierës së artistit.
Në thelb të librit janë të vërtetat sipas aktorit shkodran dhe kjo nuk e përjashton mundësinë e krijimit të polemikave ndonëse nuk është qëllimi i tij.
Me një karrierë prej 52 vitesh që vazhdon akoma, aktori Sandër Ruçi po jep një kontribut të respektueshëm në jetën artistike të qytetit.
