Dorëzimi i shkopit baritor nga Imzot Massafra tek pasardhësi i tij ishte momenti solemn që shënoi marrjen në dorëzim të Arqidioqezës Shkodër-Pult nga Arqipeshkëvi i ri Imzot Giovanni Peragine.

Në fjalën e tij para besimtarëve dhe përfaqësuesve vendorë dhe politikës, Peragine foli për domosdoshmërinë e bashkimit të kishës.

Më herët, në ceremoninë e hyrjes të zhvilluar në oborrin e Katedrales “Shën Shtjefni”, përshëndeti edhe Kryebashkiaku Benet Beci.

Peragine pason në udhëheqjen e Arqipeshkëvisë Imzot Angelo Massafra-n i cili e drejtoi atë prej vitit 1998.