“Italia dhe Mali i Zi janë vendet prej nga vijnë pjesa më e madhe e vizitorëve në Muzeun Historik të Shkodrës”, shprehet përgjegjësi Sokol Parmeza gjatë një bilanci për vitin që lamë pas dhe ditëve të para të 2025-s.

Në vitin 2024, aktivitetet ishin pjesë e rëndësishme për Muzeun Historik. Ato patën ndikimin e tyre në rritjen e interesit për vizitorët vendas. Kontributet e figurave historike përmes veprimtarive përkujtimore do të vazhdojnë të jenë pjesë e kalendarit vjetor të muzeut.

Rritja e interesit për trashëgiminë kulturore në Shkodër është vënë re edhe në shifrat e publikuara nga DRTK Shkodër për kalanë “Rozafa” teksa në vitin 2024 u regjistruan 157 827 vizitorë ose 25,5% më shumë se në vitin 2023.