Çdo vit e më shumë turizmi malor po tërheq vëmendjen e mijëra vizitorëve vendas dhe të huaj. Magjia e Parkut Kombëtar të Alpeve si një nga territoret më magjepsëse të trevave shqiptare ka regjistruar rreth 460 mijë vizitorë përgjatë vitit 2024 ku më të shumtë ishin vendasit. Shtegu Theth-Valbonë vijon të jetë më i preferuari për t’u realizuar.
Sipas Dardhës, janë të shumta arsyet që kanë çuar në rritjen e numrit të vizitorëve në Alpe. Qarku i Shkodrës përfshin rreth 105 mijë Ha sipërfaqe të mbrojtur dhe 115 Monumente Natyrore.
