Pas suksesit të fundit të dramës “Vizita” të regjisorit Iodice, si fituese e çmimit të medias në Festivalin “MESS” në Bosnje-Hercegovinë, viti 2025 do të çelë një kapitull të ri. Të dielën e 12 janarit, kjo shfaqje do t’i prezantohet publikut italian të Lecce-s që përbën stacionin e parë të rrugëtimit europian.
Aktorja dhe ish-drejtuesja e Teatrit “Migjeni” zbulon se drama do të vijojë të jetë pjesë e konkurimit në festivalet teatrore. Drama “Vizita” rezulton të jetë po ashtu shfaqja më jetëgjatë e viteve të fundit në Teatrin “Migjeni”.
