Katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër mirëpriti koncertin e mbajtur me rastin e përshëndetjes së Dioqezës në përfundimin e shërbimit baritor të Imzot Angelo Massafra-s.
Të pranishmit në katedrale i përshëndeti fillimisht Imzot Gjergj Meta. Nuk munguan në këtë mbrëmje as përfaqësues të komuniteteve fetare.
Kori “Vox Iuvenum” nën drejtimin e dirigjentit Harlen Nikolli interpretoi pjesë muzikore Krishtlindjesh. Data 6 janar do të shënojë edhe përshëndetjen e Arqipeshkvisë nga Imzot Angelo Massafra.
