Viti 2024 shënoi rritje të interesit të vizitorëve sa i përket siteve të trashëgimisë kulturore të Shkodrës. Rrjeti i muzeve të kryeqendrës së veriut i përbërë nga: Muzeu Historik, Muzeu i Kështjellës dhe Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës regjistroi 10% vizitorë më shumë se viti 2023.

Fokusi do të vazhdojë të mbetet në figurat historike dhe promovimin e trashëgimisë kulturore edhe përgjatë vitit 2025.

Muzeu Historik i Shkodrës është i ndarë në tre sektorë që janë ato të arkeologjisë, historisë dhe etnografisë. Çdonjëri prej tyre ka paraqitur interes për vizitorët e tij në vitin që u mbyll.