Forca për të shkruar është aq e madhe sa mposht edhe vështirësitë me të cilat ndeshet një shkrimtar, si në rastin e botimit të një libri duke nisur nga aspekti financiar dhe jo vetëm. Poetja Bona Mulaj promovoi në dhjetor të vitit që lamë pas, librin më të ri “Erdha të them se jam mirë”. Ajo thekson domosdoshmërinë për përkrahje ndaj shkrimtarëve.

“Shkodrës i mungon një panair libri dhe organizimi i tij duhet menduar seriozisht në të ardhmen e afërt”, shprehet poetja Mulaj.

Në Shkodër interesi dhe vëmendja ndaj librit nuk ka munguar pasi të shumta kanë qenë aktivitetet që e kanë patur në fokus atë por ato duhen nxitur dhe përkrahur për të bërë akoma më shumë në të ardhmen.