Pasi rrugëtoi në 4 bashkitë e qarkut, magjia e “Fest Folk 2024” zbriti në sheshin kryesor të Shkodrës, për të përmbyllur me kryeqendrën e veriut, festën që bashkoi disa nga artistët e mirënjohur nga Shkodra dhe trevat e tjera shqiptare.
Organizimi i Këshillit të Qarkut në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër solli interpretime që u shijuan nga qindra qytetarë të pranishëm në sheshin festiv.
Festë dhe shumë atmosferë solli edhe koncerti i këngëtarit Capital T që interpretoi disa nga hitet e repertorit para mijëra shkodranëve të pranishëm në shesh. Artistë të tjerë do të vazhdojnë të performojnë deri në mbrëmjen e Vitit të Ri.
