Viti 2024 numëron orët e fundit të tij dhe të shumtë janë qytetarët që kanë bërë plane se ku do ta presin natën e ndërrimit të viteve. Shkodranët mesa duket nuk kanë shumë dilema pasi ambienti i ngrohtë i shtëpisë është zgjedhja e preferuar për shumicën prej tyre.

Nuk janë të pakët as ata që vijnë nga rrethe të tjera dhe kanë zgjedhur Shkodrën si qytetin e preferuar të atmosferës së fundvitit. Dikush shtëpinë e dikush tjetër sheshin festiv, qytetarët përgatiten të presin në mënyrën e tyre festën e Vitit të Ri e të shijojnë pak ditë pushimi dedikuar asaj.