Poezi nga Bona Mulaj Lluka
Mbas dritares teme, dimni vjen ndryshe
As diell, as shi
As këpucë që shkunden mbas dere,
Lodh prej rrugës së gjatë
Veç mall i heshtun
Mbas dritares teme
Dimnat nuk sjellin borë
As njerëz që thërrasin “A doni miq”?
Veç andrra të ngrime prej acarit.
Mbas dritares teme, dimni vjen ndryshe
Pa krisma cungjesh në oxhak
As xixllima festash…
Se malli e andrrat s’durojnë vezullime,
As zhurma.
