Prej ditësh, stafi i RTSH Shkodra është përfshirë në një valë pune sa i përket ndërtimit të programacionit në natën e ndërrimit të viteve. Muzika dhe humori do të jenë kryefjala e asaj mbrëmje.

Spektakli do të ketë në përbërjen e tij disa nga artistët më në zë të Shkodrës dhe përtej. Elementët e spektaklit, humori dhe tradita do të ndërthuren së bashku në “Nur Shkodre” për çdo shikues të rrjetit të RTSH.