Pak ditë më parë në Shkodër u organizua Festivali Mbarëkombëtar i Humorit me pjesëmarrjen e aktorëve më të mirë të vendit. Për 5 netë me radhë publiku shkodran pa të ngjiteshin në skenën e Teatrit “Migjeni” mjeshtrat e spikatur të kësaj fushe. Kjo iniciativë i shërben “rimëkëmbjes” që kërkon ky zhanër në vendin tonë.
Problematikat kryesore që shfaqen sot sipas mjeshtrit Haxhi Rama burojnë nga niveli i dobët i letërsisë së humorit dhe regjisë. Mungesa e estradave gjithashtu është një problem më vete. “Kjo dikton një reformë që ndoshta duhet parë në mënyrën e riorganizimit institucional”, shprehet më tej ai.
Prej vitesh mungesa e shkrimtarëve të mirëfilltë të humorit ka krijuar varfëri në këtë zhanër duke bërë që vetë aktorët të shkruajnë materiale të tilla.
