Kursi i pianos në QKF “Kujtim Alija” organizoi koncertin e fundvitit nën drejtimin e instruktores së tij Violeta Paçrami. Orët plot përkushtim dhe përgatitjet e bëra përgjatë një viti u konkretizuan me përzgjedhjen e disa prej pjesëve më të mira muzikore përpara të pranishmëve.

Interesi për të marrë mësime rreth pianos ka ardhur gjithnjë duke u rritur në vitet e fundit. Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija“, gjatë këtyre ditëve është në një atmosferë të veçantë të organizimit të koncerteve jo vetëm brenda mjediseve të saj por edhe në sheshin festiv.